Merita Halili rikthehet pas 20 vitesh me koncert recital së bashku me Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve popullore. Këngëtarja në një intervistë për ABC News rrëfen detajet e koncertit “Lule t’bukura ka Tirona” dhe emocionet e rikthimit mes miqve të Ansamblit .
Mes artistëve ku e nisi bilbili i Shqipërisë së Mesme, Merita Halili rikthehet pas 20 vitesh. Në këtë ambient ajo ka shumë kujtime. Si titull të recitalit ka përzgjedhur këngën “Lule t’bukura ka Tirona” dedikim bukurisë së femrës.
Bërthamë e recitalit është Shqipëria e Mesme, por nuk do të mungojnë edhe krahinat nga e gjithë Shqipëria. Ruajtja e traditës së mirëfilltë nga ansambli, për Merita Halilin është shenjë e mirë, për të ruajtur vlerat kombëtare të muzikës e valleve të pasur të folklorit tonë.
Bukurinë e folklorit shqiptar Merita Halili e ka përçuar në Europë dhe Amerikë ku jeton, përmes koncerteve të shumta.
Koncerti “Lule t’bukra ka Tirona” do të jetë madhështor jo vetëm në përmbajtje, por edhe në formë. Spektatori do mund të shijojë interpretimin e Merita Hlilit në dy mbrëmje më 27 dhe 28 Shtator në Pallatin e Kongreseve./ABC News Albania 24/7