Verilindja e Italisë është përfshirë nga reshjet e dendura, ndërsa në Liguria janë mbyllur të gjitha shkollat dhe portet.
Ndërkohë në Milano ekipe të posaçme do të monitorojnë lumenjtë që rrezikojnë të dalin nga shtrati.
Në orën 8 të mëngjesit së të enjtes, në Liguria është shpallur gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e motit të keq, si dhe u mbyll për trafikun rruga kryesore që lidh Savonën me Altare.
Metereologët paralajmëruan s epritet një përkeqësim i mëtejshëm i motit. Ndërsa në zona të tjera të Italisë si në Lombardi, Piemonte dhe Emilia Romania por dhe në Sardenjë e Lacio alarmi është në nivelin e dytë.
Në Liguria janë mbyllur porte dhe shkolla, por dhe disa kantierë ndërtimi.
Gjendje alarmi është dhe në Milano për shkak të rrezikut të daljes nga shtrati të lumenjve Sveso dhe Lambro. Bashkia e Milanos ka dërguar njëekipe të posacme për monitorimin e lumenjve duke paralajmëruar se situata më kritike do të jetë pas orës 18.00 të së enjtes./abcnews.al