Rikthehet Matic, mesfushori serb zbulon arsyet e “zhdukjes” për 3 ditë nga ambientet e klubit të Rennes

schedule13:36 - 12 Janar, 2024

schedule 13:36 - 12 Janar, 2024

Merkaton e verës, që sapo lam pas, mesfushori serb, Nemanja Matic kaloi nga “Verdhekuqtë” italianë, të Roma-s, drejt francezëve të Rennes, për shifrën e 2.5 milionë eurove dhe deri më tani ka arritur të zhvillojë plot 19 paraqitje, në fushën e blertë, ku madje ka regjistuar edhe 3 asistime, në UEFA Europa League.

Pasditën e së enjtes, që sapo lamë pas, klubi francez “denoncoi “zhdukjen” e mesfushorit për 3 ditë radhazi, ku në media u spekullua shumë edhe një largim, nga klubi drejt rivalëve të Lyon, mirëpo këtë të premte vetë mesfushori është bërë i gjallë, duke shpjeguar arsyen e mungesës së tij në stërvitje, mungesë e cila erdhi për arsye familjare.

“Të dashur tifozë, dua t’u jap fund të gjithë spekulimeve dhe të them se verën e kaluar u nderova nga ftesa për të qenë pjesë e Rennes dhe pjesë e projektit ambicioz që kishte nevojë për një futbollist me karakteristikat dhe përvojën time.

Pas 6 muajsh këtu mund të konfirmoj se sa i jashtëzakonshëm është ky klub për të gjithë lojtarët, veçanërisht për të rinjtë. Fatkeqësisht, për shkak të gabimeve të mia, unë nuk arrita të përshtas jetën private me atë profesionale.

Nuk arrita t’i regjistroj fëmijët në shkollën ndërkombëtare, ata kanë qenë pjesë e saj që nga fillimi i karrierës së tyre shkollore, prandaj isha larg për 3 ditë, për të zgjidhur këtë problem të madh për mua dhe familjen time”,- është shprehur mesfushori serb, duke hedhur poshtë të gjithë aludimet për një largim të mundshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!