Rikthehet kontrolli mjekësor në pikat kufitare, pala kosovare monitorim në Morinë

schedule13:48 - 5 Nëntor, 2020

schedule 13:48 - 5 Nëntor, 2020

Kosova po shënon numër të lartë infektimesh me Covid-19, ndaj dhe prej të hënës, ka nisur zbatimi i masave shtrënguese në disa sektor.

Në pikat kufitare të Kosovës është rikthyer personeli mjekësor, i cili mat temperaturën dhe monitoron rastet e dyshuara.

Shërbimi shëndetësor funksionon gjatë 24 orëve. Çdo shtetas që hyn në Kosovë i matet temperatura.

Nexhipe Berisha, është mjeke e turnit, dhe thotë se për çdo rast të dyshuar operohet sipas protokollit e në bashkëpunim me strukturat mbështetëse të shëndetësisë.

Kosova ka një listë shtetesh me risk të lartë, ndaj shtetasve të të cilave është vendosur masë sigurie për kontroll testesh PCR.

Shqipëria është e përjashtuar nga këto masa shtesë, ndaj dhe nuk kërkohet një gjë e tillë për qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës, gjithsesi, duket se rastet e larta të ditëve të fundit në Kosovë, e kanë frenuar disi lëvizjen në dy anët e kufirit.

Sot kishte shumë më pak qytetarë që lëvizin drejt Kosovës dhe anasjelltas.

Shërbimi mjekësor, i Kosovës, ishte i pranishëm që nga Marsi deri në Qershor, kur nisi edhe piku i fluksit turistik, ndërsa u rikthye sërish në pikën kufitare të Morinit, dhe jo vetëm, si masë frenuese për infektimet me Covid-19 në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!