Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet “Koncert në vitin 1936”, filmi u xhirua në Libohovë

schedule16:52 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 16:52 - 29 Dhjetor, 2022

Filmi “Koncert në vitin 1936” u rikthye në Libohovë për t’u shfaqur pas restaurimit atje ku kishin u xhirua 44 vjet më parë. Skënderi nga Libohova ishte 10 vjeç kur u bë pjesë e xhirimeve si djali i tellallit Trifon. Rikthimi i filmit në Libohovë është një ngjarje emocionuese për të.

Filmi që kishte pësuar dëmtime në ngjyra, u restaurua duke sjell një cilësi më të mirë të ngjyrave, audios dhe qartësisë së imazheve. “Koncert në vitin 1936” film i njohur i regjisorit Saimir Kumbaro, bazuar mbi një novelë të Dhimitër Shuteriqit ishte një ndër filmat më të degraduar të fondit të Arkivit të Filmit.

Më parë përmes teknologjisë së avancuar janë restauruar filma si “Përrallë nga e kaluara” filmi i parë shqiptar “Tana”, “Mimoza llastica” apo “Beni ecën vetë”. Në fondin prej 6000 titujsh të arkivit shqiptar ka ende shumë filma që kanë nevojë të restaurohen por fatmirësisht nuk ka filma të humbur përfundimisht. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!