Rikthehet jeta në “vendlindjen” e Covid-19, gazetari shqiptar: Nuk mbahet më maska dhe as distancimi

schedule09:15 - 5 Maj, 2021

schedule 09:15 - 5 Maj, 2021

Tashmë bëhen 18 muaj nga shpërthimi i pandemisë dhe qyteti i origjinës Wuhan i është rikthyer normalitetit.

Në një lidhje me “Skype” nga Wuhan, gazetari shqiptar Edison Myrteza tregoi se aty tashmë nuk ka asnjë kontroll, madje as maska nuk mbahet nga qytetarët.

Sipas gazetarit, Wuhani është kthyer edhe në një pikë turistike të kërkuar pasi qytetarët duan të dinë më shumë rreth vendit të origjinës së Covid-19.

Siç e shihni që ai Wuhani i një viti më parë i zbehur është shumë ndryshe, ka shumë trafik, madje edhe njerëzit janë pa maskë.

Ditën e djeshme teksa isha në taksi, shoferi më tha që kanë ardhur turistë pasi duan të shohin se si është vendi që solli virusin, origjina dhe gjithçka.

Unë në fakt përpara se të vija nga Pekini në Wuhan nuk e mendoja se do të ishte një situatë e tillë. Nuk e mendoja se do të ishte kështu, nuk ka masa, as maskat nuk i mbajnë, as kontrolle si tamponi. Edhe unë jam habitur pasi në Pekin nuk është kështu.

Me sa kam parë nuk mbahet as distanca. 5 ditë që kam ardhur unë këtu njerëzit mund të lëvizin sit të duan nuk ka asnjë kontroll. Jeta e natës vazhdon, mbushja e klubeve është plot e përplot. Nuk kërkohet asnjë masë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!