Elseid Hysaj mund të ndërrojë ekip në merkaton e janarit. Mbrojtësi shkodran e ka humbur statusin e titullarit te Napoli dhe nuk hyn më në preferencat e Carlo Ancelottit. Vetëm 20 minuta aktivizim në kampionat janë shumë pak dhe e ardhmja e tij mund të jetëc pjesa verdhekuqe e kryeqytetit italian.
Roma tentoi edhe gjatë verës për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, por nuk u gjet akordi me Napolin dhe më pas zgjodhi Davide Zappacostën. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamente dhe pothuajse e ka mbyllur sezonin.
Verdhekuqtë kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe i janë rikthyer pistës Hysaj. Roma është gati të nisë bisedimet me Aurelio De Laurentis, i cili kërkon 20 milionë euro për kartonin e shqiptarit. Nëse palët gjejnë akordin, Hysaj do të transferohej tek ekipi i Fonsecës që në janar. /abcnews.al