Genta Ismajli prej disa kohësh është distancuar nga muzika. Para disa ditësh, ajo paralajmëroi se po punon për të sjellë projektin më të ri pas disa vitesh mungesë në treg.
Mirëpo, së fundmi Genta ka surprizuar teksa ka zbuluar se do të vijë me një bashkëpunim. Bëhet fjalë për një duet me Marselin, lajm të cilin e ka bërë me dije këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Kënga mban titullin “Ça me bo” e cila pritet të publikohet ditën e nesërme. Pavarësisht se ka qëndruar këto kohë larg muzikës, Genta ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me biznesmenin turk, Usta. /abcnews.al/