Rikthehet frika e Covid në Kinë, miliona përballen me testime të detyruara në kryeqytet

schedule15:44 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:44 - 13 Qershor, 2022

Autoritetet në kryeqytetin e Kinës Pekin u përpoqën janë duke u përpjekur të kontrollojnë një shpërthim COVID-19 të gjurmuar në një lokal 24-orësh të njohur për pije të lira dhe turma të mëdha, me miliona që përballen me testime të detyrueshme dhe mijëra që mund t’i nënshtrohen masave kufizuese të rrepta.

228 raste të lidhura me “Heaven Supermarket Bar”, i cili sapo ishte rihapur pasi kufizimet në Pekin u lehtësuan javën e kaluar, nxjerr në pah se sa e vështirë do të jetë për Kinën të arrijë një sukses të politikës së saj “zero COVID”, teksa pjesqa e tjetër e botës mësohet të jetojë me virusin.

Rishfaqja e infeksioneve po ngre gjithashtu shqetësime të reja në lidhje me perspektivën për ekonominë e dytë më të madhe në botë. Kina sapo po largon një goditje të rëndë nga një bllokim i gjatë në Shangai – qyteti i saj më i populluar dhe qendra nervore tregtare – që ndërpreu gjithashtu zinxhirët e furnizimit global./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!