Është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Elvana Gjata numëron një sërë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite. Ylli i hitit “Me Tana” gjithashtu ka lënë pas edhe rrjetet sociale, postimet e së cilës janë shumë të rralla.
Por së fundmi, këngëtarja është kthyer pas në kohë dhe ka ndarë me ndjekësit një video, ku shihet krah stilistit të njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti. Elvana ka treguar gjithmonë që përveçse punës, ka edhe një miqësi të ngushtë me Sahitin. “3 vite më parë dhe shumë të tjerë para. Të jam mirënjohëse”, ka shkruar ajo.
Nuk dihet nëse Elvana është bërë bashkë sërish me Sahitin për të sjellë diçka të re. Sahiti është kujdesur prej vitesh për imazhin e këngëtares dhe vijon të jetë krah saj në çdo projekt. /abcnews.al/