Rikthehet edicioni i dytë i “Muzës”, drejtuesja zbulon çmimin e parë: Do të jepen bonus 20 mijë euro

schedule11:02 - 8 Mars, 2023

schedule 11:02 - 8 Mars, 2023

Pas suksesit të edicionit të parë, Muza Competition rikthehet në sezonin e tij të dytë. Çdo i ri nga mosha 18-35 vjeç që është i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ka shpirt sipërmarrës, mund të aplikojë për të prezantuar koleksionin e tij modern me elementë të traditës në Muza.

Mirëpo, për më shumë detaje lidhur me këtë projekt të ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, foli drejtuesja Andriola Kambo në studion e “ABC së Mëngjesit”.

Ndër të tjera, ajo e konsideroi Muza Competition një terren shumë të mirë për të rinjtë dhe një shkollë më vete. Sakaq, drejtuesja bëri të ditur se çmimi i parë do të marrë bonus 20 mijë euro.

“Projekte të tilla i japin mundësi të rinjve të bëhen kreativ, të shohin trashëgiminë dhe identitetin tonë historik, si një mundësi ekonomike. Pra, nëse ne bëhemi kreativ dhe mësojmë nga historia, mendoj se sjellim një produkt shumë të mirë. Vjet ne kishim 10 finalistë të shkëlqyer, të cilët ishin të dhjetë fitues, jo vetëm që terguan se ishin shumë të përgjegjshëm, por ishin edhe shumë krijues.

Vitin e kaluar ishte një nga eventet më të rëndësishme në kryeqytet dhe këtë vit pritet që Muza të sjelli risi, të sjelli një produkt që krijon qendrueshmëri. Edhe kjo industri e modës, që në fakt Tirana si kryeqytet i shqiptarëve i ka të gjitha potencialet e mundshme për ta kthyer në një industri të përvitshme. Këtë e shohim edhe te dizajnerët, pra ne kemi shumë stilistë të njohur në Shqipëri që japin shumë kontribute të tyre në këtë fushë. Ama nëse ne e orjentojmë dhe është terreni i duhur për të rinjtë, është një shkollë më vete”, u shpreh Kambo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!