Rikthehet ‘dimri’ në Shkodër, temperaturat e ulëta ndikojnë në votime, vetëm 25% votues

schedule15:19 - 14 Maj, 2023

schedule 15:19 - 14 Maj, 2023

Kanë mbetur dhe pesë orë nga procesi i votimit për zgjedhjet vendore. Gazetarja Viol Xhafaj raporton se deri më tani në Shkodër pjesëmarrja është shënuar deri në 25%.

Mësohet se një ndër shkaqet e kësaj pjesëmarrje të ulët janë kushtet atmosferike, pasi ditën e sotme janë ulur temperturat dhe është rikthyer dimri.

Kujtojmë që gara në Shkodër është shumë e fortë, pasi kandidojnë përballë njëri-tjetrit nga Partia Socialiste, Benet Beci dhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Qarku Shkodër është ndër qarqet më të mëdha në vend si territor ku të drejtë vote kanë 265 mije e 287 shtetas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!