Rikthehet “dimri”, dëborë në Dajt e në zona të tjera malore të vendit

schedule16:03 - 18 Prill, 2022

schedule 16:03 - 18 Prill, 2022

Pas disa ditësh tipike për stinën në të cilën ndodhemi, e hëna duket se ka sjellë “dimrin.”

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke bërë që maksimumi deri nga mesi i javës të shkojë deri në 17 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore. Në disa zona malore pritet që të regjistrohen edhe temperatura nën zero, ose zero gradë Celsius.

Nën zero termometri pritet të zbresë në Bulqizë, Ersekë, Fushë-Arrëz, Bajram Curri ndërsa në zero temperaturat zbresin në Pogradec, Gjirokastër, Librazhd etj.

Lexo edhe: Java nis e ftohtë e me vranësira, si pritet të ndryshojnë kushtet e motit në vijim

Megjithatë, pas ditës së mërkurë do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 25 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore do të shkojnë në 19 apo 20 gradë Celsius. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!