Spanja do të rikthejë detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme, si pjesë e një pakete që synon të mbajë në kontroll përhapjen e shpejtë të Omicron, sipas një deklaratë të kryeministrit Pedro Sanchez.
Me gati 80% të popullsisë të vaksinuar dhe programit për dozat përforcuese, Spanja arriti të mbante në kontroll koronavirusin, në krahasim me disa vende të Europës veriore të cilat ashpërsuan kufizimet në vjeshtë.
Disa ekspertë dhe parti opozitare kanë kritikuar Sanchez për mos rivendosjen e kufizimeve në lëvizje për shkak të përhapjes së Omicron, siç kanë bërë vendet e tjera europiane si Portugalia apo Holanda, por ai mohoi akuzat.
Rikujtojmë se mbajtja e detyrueshme e maskave në Spanjë u hoq në qershor.
/abcnews.al