Rikthehen rastet me Covid-19 në Serie A. Pas një periudhe qetësie, infektimi më i fundit vjen nga Interi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Danilo D’Ambrosio dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi milanez.
“FC Internazionale Milano njofton se Danilo D’Ambrosio rezultoi pozitiv me Covid-19 pas testet të kryer dje. Mbrojtësi tashmë është futur në karantinë në shtëpinë e tij. Ekipi dhe i gjithë stafi mjekësor do të ndjekë me kujdes procedurat e parashikuar nga protokolli mjekësor”, shkruhet në deklaratën e klubit.
? | COMUNICATO
FC Internazionale Milano comunica che @ddambrosio è risultato positivo al Covid-19 ?https://t.co/cpMAuGoVjq
— Inter (@Inter) March 16, 2021
Ndeshja e radhës për kryesuesit e kampionatit italian është ditën e shtunë me Sassuolon. Shpresojmë që mos të ketë infektime të tjera për Antonio Conten, i cili është shumë pranë titullit kampion me ziklatrit. /abcnews.al