Këtë të martë do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale të Champions League.
Pas një muaji pushim, Champions League rikthehet sot me emocione të mëdha me dy përballje të jashtëzakonshme.
Në ndeshjen e mbrëmjes, ekipi më i trofeshëm në histori të garës, Real Madrid është pritës i fituesit në fuqi të trofeut, Manchester City.
Në takimin tjetër, Arsenali pret në shtëpi gjermanët e Bayern Munich.
Të dyja sfidat e mbrëmjes do të startojnë në orën 21:00./h.ll/abcnews.al