Trajneri John van’t Schip duket se ka nisur të bëjë kthesën te skuadra e Ajax, ndërsa edhe në takimin e dytë nën drejtimin e tij ka marrë pikët e plota, me “harkëtarët” e Ajax, që bindën në sfidën ndaj Heerenveen, duke fituar me “poker”.
Sfida u zhbllokua në minutën e 25’ nga Bergwijn, teksa në minutën e 42’ Brobbey shënoi golin e dytë për vendasit. Miqtë provuan të reagonin dhe ia dolën që të ngushtonin diferencën në minutën e 45+1’ me Brouwers. Megjithatë Akpom shënoi golin e tretë për Ajax-in në minutën e 84’ dhe golin e katërt në minutën e 90+2’, duke vulosur kështu rezultatin, 4 me 1.
Kështu efekti i van’t Schip u ndje menjëherë te Ajax, që pas javës së 11-të ngjitet në vend të dhjetë, me 11 pikë, teksa Heerenveen renditet në vend të 13-të, me 1 pikë më pak se “gjigantët” holandezë. /i.m /abcnews.al