Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplasje në Minneapolis, agjentët federalë vrasin një person

schedule18:24 - 24 Janar, 2026

schedule 18:24 - 24 Janar, 2026

SHBA– Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë në Minneapolis, ku janë përfshirë agjentë federalë të emigracionit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare, sipas televizionit CBS.
Të shtënat ndodhën pranë në jug të Minneapolis. Zyrtarët e qytetit thanë se viktima është një burrë, 51-vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Agjentët federalë dhe protestuesit janë përleshur fizikisht në zonë.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, pak ditë më parë u shpreh se departamenti i saj ka arrestuar mbi 10 mijë emigrantë në Minneapolis të Minesotës, si pjesë e një goditjeje të vazhdueshme kundër emigracionit.

Mineapolisi është bërë një pikë e nxehtë në debatin kombëtar mbi zbatimin e ligjit për wmigracionin, pasi më 7 janar një agjent i Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat (ICE) qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Renee Nicole Good.

Vrasja e Good, një gruaje dhe nëne amerikane, shkaktoi reagime të gjera publike dhe politike si dhe kërkesa për hetime në nivel lokal, shtetëror dhe federal.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!