Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

schedule07:19 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 07:19 - 6 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të kushtëzojnë motin në vendin tonë. Për pasojë: pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, por pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 16°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtës deri 70-75 km/h  në det të hapur nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6-7 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijojnë kushte e qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira të lehta në Europën Lindore. NDERSA vranësira të dendura dhe reshje shiu, herë pas herë stuhi ere PARAQITET Europa Jugore, Qëndrore dhe Britania e Madhe, POR me reshje e dëbore dhe ngrica MBETET Veriu i Europës.

Kosova

Orët e para të ditës do të mbizotërohen nga kthjellime, por duke ju afruar mesditës dhe kryesisht pasditja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë kosovën.

Maqedonia e Veriut

Mot me kthjellime dominon gjatë pjesës së parë të ditës në MV. POR asditja dhe kryesisht nata shtojnë vranësirat në të gjithë vendin.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!