Rikthehen përleshjet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, vriten disa ushtarë në kufi

schedule04:36 - 16 Korrik, 2020

schedule 04:36 - 16 Korrik, 2020

Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë ditët e fundit në një konflikt të armatosur që ka rezultuar me vdekjen e disa ushtarëve në rajonin kufitar. Të dy vendet akuzojnë njëri tjetrin për fillimin e provokimeve, ndërsa janë në konflikt që kur rajoni i Nagorno Karabakut me shumicë armene, që shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani.

Shtatë ushtarë të Azerbajxhanit, përfshirë një gjeneral, dhe katër ushtarë të Armenisë u vranë në përleshjet e fundit me artileri të rëndë në zonën kufitare. Dy vendet fqinje, që kanë zhvilluar një luftë në vitet 1990 për kontrollin e rajonit të Nagorno Karabakut, fajësuan njëri tjetrin për fillimin e sulmeve tri ditë më parë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë 16 civilë janë vrarë që kur nisi shkëmbimi i zjarrit në pjesën veriore të kufirit. Dy vendet janë prej vitesh në konflikt mbi kontrollin e rajonit separatist të Nagorno Karabakut. Mësohet se përplasjet e fundit janë larg Nagorno Karabakut dhe direkt midis dy vendeve.