Parodistët e Vlorës kanë vetëm pak ditë që kanë publikuar parodinë e tyre më të re me titull ”Vaksina Felicita”. Në një lidhje direkte me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ata treguan si lindi kjo parodi në periudhën kur Afrim Hamo sapo ishte kthyer nga Italia.
Ndër të tjera dyshja u shpreh se e rëndësishme është mesazhi që trasmetohet përmes saj. Sakaq, ata theksuan se i mungojnë shumë duartrokitjet e publikut, pasi që prej kufizimeve të vendosura nga Covid nuk kanë dhënë shfaqje.
Dyshja kanë kujtuar të emocionuar edhe mikun e tyre të ndjerë, Muhamet Likon, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare pasqyruar situatën e pandemisë me parodinë së radhës, duke na e shfaqur atë në një tjetër këndvështrim, atë për të cilën janë shquar, humorin.
Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë publikuar videon humoristike.
“Po ta vini re klipi është realizuar në një tip teatri që është bosh nga pandemia, pasi artistë tani nuk po bëjnë më shfaqje. Ne ju falenderojmë ju mediat sociale, që gjejmë mundësinë. Por na mungojnë duartrokitjet e publikut. Ne kemi marr komplimenta nga fansat tanë kudo që janë në të gjithë botën, në emër edhe mikut tonë të ndjerë të grupit, Metin”, tha Afrimi.
“Mbas ndarje nga jeta të Metit, njerëzit na shikonin në rrugë dhe na thoshin ‘hë Agron, Afrim na nxirrni ndonjë gjë. Ne kemi bërë edhe një klip dedikuar atij, edhe tani që flas jam i emocionuar. Meti nuk është fizikisht, është pranë nesh me atë që ka lënë”, shtoi Agroni. l.k/abcnews.al