Rikthehen humbjet e jetës nga Covid në Shqipëri, një viktimë dhe 25 të infektuar në 24 orët e fundit

schedule17:01 - 8 Maj, 2022

schedule 17:01 - 8 Maj, 2022

Kur dukej sikur Covi9d e kishim lënë pas, janë rikthyer sërish humbjet e jetës si pasojë e pandemisë që ka pushtuar botën në këto dy vite.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person nga Covid. Personi që humb i jetën është një 75-vjeçar nga Përmeti.

Ndërkohë që numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 25.

Njoftimi i Msh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në këto bashki:

13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh.

Janë 286 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Maj 2022)

Raste të reja ditore            25

Të shëruar në 24 orë        22

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 735

Testime totale               1,812,882

Raste pozitive                  275,366

Raste të shëruara             271,583

Raste Aktive                         286

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            169

Fier                  35

Vlorë               31

Korçë               11

Shkodër           9

Durrës              9

Lezhë               8

Elbasan            7

Berat                3

Kukës               2

Gjirokastër      2

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!