Rijetëzimi i industrisë ushtarake/ Deputeti i PS: Në kushtet e reja gjeopolitike duhet të përdorim aftësitë që kemi

schedule13:40 - 18 Prill, 2024

schedule 13:40 - 18 Prill, 2024

Sot ne seancën plenare u mbajt interpelanca mes deputetit të PS, Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake.

Deputeti i PS, Lavrdim Krrashi tha për “Tirana Live” në ABC News se në kushtet e reja gjeopolitike duhet të përdorim aftësitë që kemi, duke iu referuar luftës në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Unë kam përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbeu”. Duke qenë se industria u shkatërrua. Në kushtet reja gjeopolitike që ndodhet bota, lufta në Ukrainë dhe në lindjen e Mesme na bën që ne ti përdorim ato aftësi që janë ty. Janë të fjetura, por mund të zgjohen në mënyrë që të japin një kontribut. Ne jemi vend anëtar i NATO ku kemi detyrimet dhe privilegjet tona. Këtë e shoh si zhvillim mjaft pozitiv. Ka 30 vite që nuk është punuar në këtë industri. Kjo do të shërbejë jo vetëm për të rritur kapacitete mbrojtëse por edhe për të dhënë kontributin tonë në NATO dhe vendet partnere. Aleancën me SHBSA dhe Britaninë i kemi pasur fantastik”, përfundoi Krrashi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!