Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përgëzuar mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në spitalin infektiv duke shtuar se mes pacientëve me simptoma të rënda të COVID19 ka edhe mosha të reja.
“Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik”, bën thirrje Manastirliu.
Postimi:
Rregullat në transportin publik
?#COVID19
Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja. Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik.
? Vendoseni maskën!
❌Mos qëndroni të grumbulluar në stacion
↔️Respektoni distancën
?Ruani higjienën vetjake dhe kolektive#RuaniShëndetin
Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, July 13, 2020