Kryeprokurorja e Tiranës Elzabeta Imeraj është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me rihapjen e hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit dhe atë të vrasjes së bankierit Artan Santo. Imeraj tha se nëse për 2 nga të vrarët më 21 Janar ka pasur një hetim dhe dërgim të çështjes në gjykatë, për dy nga viktimat ka pasur një pezullim të hetimeve.
Në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo ajo u tregua e rezervuar, duke mos dashur të cenojë sekretin hetimor por theksoi se rihetimet për një dosje nuk nisin asnjëherë nëse nuk ka element të rinj që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Pjesë nga biseda në studio:
Fevziu: Përse rihapet 21 Janari, a është kjo një pengmarrje e politikës?
Imeraj: Është një vendim i marr ng Porkuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rifillimin e hetimeve. Në rangun e hetimeve të kësaj dosjeje, disa persona janë hetuar dhe janë dërguar në gjykim, ndërsa pjesa tjetër e dojes është pezulluar dhe ju është referuar organeve të policisë.
Fevziu: Që do të thotë për 2 persona janë gjetur përgjegjësit…
Imeraj: Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve.
Fevziu: Pezullimi për sa kohë është i vlefshëm, mund të rihapet një çështje edhe pas 50 vitesh?
Imeraj: Një prokuror dhe prokuroria në tërësi, interes parësor kanë gjetjen e autorit. Nga ana e organeve të policisë është bërë një listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen dhe që nuk ka qenë e mundur të bëhen në periudha të caktuara dhe në argumentimin e plotë, prokuroria në rrethana të reja reja ka vendosur rifillimin e hetimeve.
Fevziu: A ka prapavijë politike?
Imeraj: Aboslutisht që jo.
Fevziu: Ka fakte të reja në këtë hetim apo një rihetim I fakteve të dikurshme?
Imeraj: Në asnjë mënyrë nuk ndodh rihetimi i fakteve. Ka një rihetim të filluar për të gjetur autorin ose autorët e një ngjarjeje të tillë. /mv.abcnews.al