Rihapja e dosjes së “21 Janarit” nga drejtësia ka sjellë edhe reagimin e parë nga maxhoranca. Ka qenë zv/kryeministri Erion Braçe i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se asnjë çështje nuk mund të mbyllet pa bërë drejtësi.
“Asgjë nuk harrohet, asgjë nuk mbyllet pa bërë drejtësi! Asnjë vrasje nuk mbyllet pa u hetuar, gjykuar, ndëshkuar!
Nuk fshihet vrasja as me heshtje, as me proces politik të njëanshëm e të korruptuar; Madje të gjitha këto janë arsye që një vrasje të hetohet deri në fund”, shkruan ai. /mv.abcnews.al