Rihapet pas 16 javësh muzeu i Luvrit në Paris

schedule12:48 - 6 Korrik, 2020

schedule 12:48 - 6 Korrik, 2020

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris dhe më i vizituar në botë, u rihap pjesërisht këtë hënë, pasi ishte i mbyllur për 16 javësh për shkak të përhapjes së COVID-19.

Muzeu ka humbur më shumë se 45 milion dollarë në shitje biletash në gati katër muaj, sipas drejtorit të tij Jean-Luc Martinez.

Veprat më të famshme të artit të Luvrit, si “Mona Lisa” dhe koleksioni i saj i madh antik do të jenë të arritshme, por një e treta e galerive të saj, ku distancimi shoqëror është më e vështirë për tu vëzhguar, do të mbetet e mbyllur.

Edhe pse shumica e pikturave më popullore te muzeut si “Mona Lisa” dhe koleksionet e tij të bollshme antike do të jenë të aksesueshme për vizitorët, është vendosur të qëndrojnë të mbyllura ato galeri ku distancimi social është më i vështirë.

Nuk do të lejohen po kështu përpara kryeveprës së Leonardo da Vinci grumbullime njerëzish për selfie, teksa njerëzve u është kërkuar të ruajnë distancën në bazë të shenjave të vendosura në dysheme. Rreth 70% e 9.6 milionë vizitorëve që pati Luvri vitin e kaluar ishin nga përtej detit, dhe këtë vit, humbja e këtij publiku llogaritet të jetë rreth 80%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!