Pas një zjarri shkatërrues në prill të vitit 2019, Katedralja Notre-Dame në Paris do të inagurohet mbrëmjen e kësaj të shtune një një ceremoni që do të shënojë një moment historik jo vetëm për Francën, por për mbarë botën. Per të deshmuar 5 vitet e punës së rikonstruktimit së këtij monumenti Historik sonte do të mbahet një ceremoni ku pjesë e saj do të jenë më shumë se 40 liderë botërorë ku mes tyre edhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama me ftese të presidentit Francez Emmanuel Macron.
Hapja e katedrales do të bëhet në mot të pafavorshëm, aq sa të gjitha festimet janë zhvendosur brenda kishës. Rihapja e katedrales Notre-Dame është kthyer në një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, muzikën, kinemanë, në një kryeqytet të blinduar për ngjarjen e vitit pas Olimpiadës.
Një program shumë intensiv që sheh Presidentin Emmanuel Macron në një klimë të errësuar nga kriza politike pas rënies së qeverisë Barnier dhe urgjenca e emërimit të një kryeministri të ri.
Në ceremoni do të marrë pjesë edhe presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump. Kjo është vizita e parë e tij jashtë SHBA që pas zgjedhjes si president. Macron ka ftuar gjithashtu liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky të admirojë katedralen “e re” të rindërtuar pas zjarrit. Kievi zyrtar ka deklaruar sene kete eveniment mund te kete nje takim edhe mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt.
Ne mesin e me shume se 40 lidereve qe do te jene mbremjen e kesaj te shtune ne Paris eshte edhe Kryeministrja Italiane Xhorxha Meloni apo edhe Princi I Mbreteterise se Bashkuar, Princi William.
Festimet fillojnë rreth orës 19:00 me shfaqjen e një filmi për katedralen. Në platformën e lartë pranë katedrales do të ngrihet një zonë që mund të strehojë maksimumi 40 mijë njerëz. Në total, 6000 oficerë policie dhe xhandarë do të mobilizohen për të garantuar sigurinë.
Ceremonia me 2900 të ftuar përfshin një fjalim të Macron në orën 19:20, i cili duhej të fliste në oborrin e kishës, por që për shkak të motit të keq fjalimi do të mbahet brenda.
Dyert e katedrales do hapen në 20.15 dhe pas shërbesës fetare që do të zgjasë rreth 45 minuta, do të ketë një koncert të madh në shesh, i cili do të zgjasë deri në 2.30 të mëngjesit.
Nga nesër mesha dhe ceremonitë fetare do të rifillojnë normalisht. Madje, katedralja do të jetë e hapur deri në orën 22:00 gjatë javës së parë, me akses dhe rezervime falas në një platformë online.
Puna për rikonstruksionin e Kadetrales Notre Dame të Parisit përfshiu rinovimin e dy të tretës së tavanit të saj, çatisë, kupolës së saj, grykës dhe majës simbol të qytetit.
E gjithë bota ka kontribuar me më shumë se 840 milionë euro për të rindërtuar kryeveprën arkitekturore të stilit gotik. Disa prej fondeve kanë tepruar dhe do të përdoren për investime të mëtejshme në këtë ndërtesë. Kisha Katolike pritet që tashmë të mirpresë rreth 15 milionë vizitorë çdo vit./abcnews.al