Rihapet gara për titull, Drita mposht Ballkanin

schedule15:37 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:37 - 20 Dhjetor, 2023

Dirta ka fituar derbin ndaj Ballkanit me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën mike, ku në minutën e pestë realizuan golin e epërsisë. Bajram Jashanica u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia realizoi golin e avantazhit.

Drita filloi të reagonte dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 28’ me anë të Blend Baftiu. Golin e fitores, Drita e realizoi në minutën e 44’, me Blerim Krasniqin i cili me një goditje të fortë nga distanca mposhti portierin kundërshtar.

Me këtë rezultat, gjilanasit ndodhen në vendin e dytë me 34 pikë, pesë më pak se Ballkani i vendit të parë./h.ll/abcnews.al