Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në shkurt dhe që atëherë ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Të enjten, ylli 35-vjeçar postoi shtatë foto nga shtatzënia e saj e parë në Instagram, duke lavdëruar mëmësinë dhe “magjinë” që ajo sjell.
E veshur me një rroba banje mahnitëse floriri, RiRi pozon para detit nën palma dhe stili i saj është i pakalueshëm, ashtu si në shtatzëninë e saj aktuale. Në disa foto ajo pozon topless dhe nxjerr në pah bukurinë e trupit të femrës kur është në shtatzëni të avancuar. “Për nder të shtatzënisë sime të parë”, shkruan ajo në mbishkrimin e publikimit teksa flet për “magjinë” që ka arritur trupi!
Në fillim të këtij muaji, Rihanna festoi përvjetorin e labelit të saj, Savage X Fenty, në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas paraqitjeve ikonike në shtatzëninë e dytë, ajo emocionoi edhe më shumë publikun e saj me një set të ri fotografik, në të cilin pozon me të brendshme, taka të larta, qëndrim të jashtëzakonshëm dhe padyshim që tregon barkun në pritje të fëmijës së dytë.
View this post on Instagram
Pak më parë u bë e ditur emri i fëmijës së saj të parë, i cili nesër më 13 maj po përgatitet të mbushë një vjeç. Emri i zgjedhur është në thelb një kujtim për Klanin Wu-Tang, një grup reperësh në New York City në vitet ’90 që themeluan muzikën hip hop dhe rap.
Në shtatzëninë e dytë, këngëtarja e njohur duket se po shijon më shumë se kurrë trupin e saj, duke vazhduar performancat e saj dinamike dhe duke qenë frymëzim për shumë nëna të ardhshme./abcnews.al