Rigjykimi i Haxhisë, avokati: Berisha u njoftua për vrasësit e Azem Hajdarit një orë para ngjarjes

schedule10:03 - 2 Tetor, 2020

schedule 10:03 - 2 Tetor, 2020

Nis rigjykimi për Izet Haxhinë në Gjykatën Penale të Tiranës. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, avokati i Haxhisë Idajet Beqiri ka kërkuar të pyeten 18 dëshmitarë të cilët sipas tij dyshohet se kanë dijeni mbi vrasjen e Azem Hajdarit 22 vite më parë.

Gjykata do të shprehet me datë 9 tetor nëse do pranohet kërkesa e prokurorisë dhe e avokatit për dëshmitarët që ata kanë kërkuar të thirren në seancë.

Në një dokument të dërguar pranë organit gjykues, Beqiri argumenton pse kërkon thirrjen si dëshmitar të Sali Berishës. Sipas tij, Sali Berisha në ditën e vrasjes së Azem Hajdarit ishte njoftuar nga mbesa e tij se në makinë ndodheshin tre persona të armatosur.

Në dokument thuhet se Berisha në këtë moment nuk ka njoftuar autoritetet por i ka kërkuar Azem Hajdarit që të shkonte në makinë për të verifikuar se kush ishin ata persona.

Shkresa e Idajet Beqirit dërguar në në Gjykatën Penale të Tiranës, lista e deshmitareve qe thirren

-Zenel Neza

-Jaho Mulosmani

-Sali Berisha

-Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani te lokali pranë PD, i Guxim Biberaj. Ajo i pa Jajo Mulosmanin, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Cangu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Sali Berishës dhe në prani të dëshmitari Fisnik Sina dhe të ndjerës Lindra Ihasani e ka vënë në dijeni se kush ishin brenda në autoveturën VLO676. Sali Berisha duhet të japë versionin e tij se përse në  një situatë të tillë , kur u njoftua nga mbesa e tij në vend që të njoftonte organet e policisë së shtetit, ministrin e Brednshëm, presidentitn e Repulbikës etj, urdhëroi Azem Hajdarin që të shkonte te kjo autoveturë dhe të merrej vesh me ta.

-Vëllai i Zenel Nezës i quajtur Haki Neza në Tropojë. Vajtja e Zenelit para pak kohe në Tropojë kur i vdei nëna

Myftar Lumneshi do t’i jepte regjistrimin e mittingut të Tropojës

-Afrim Krasniqi

-Ylli Rakipi

-Shaban Memia

-Dem Dollap

-Sali Lusha

-Genc Hoti

-Agim Logu, shoferi i policisë

-Mentor Daja, Bujar Daja, daja i SHIK ka njoftuar Azemin për makinën që ndodhet atyre sepse e ka vënë në dijeni Shpresa Breçani

-Ismet Jovani, Janoviçi, truprojës së tij

– Aishe Haklaj

– Zylfie Haklaj

– Marjam Gryku

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!