Rifitimi i patentës së makinës, Gonxhe: Më shumë shkelje rrugore, drejtuesit e vjetër

schedule14:03 - 10 Qershor, 2023

schedule 14:03 - 10 Qershor, 2023

Mund të kesh më shumë se 15 vjet në timon, por kjo nuk të bën një drejtues të mirë automjeti.

Vetëm  10.2 % e shoferëve që  kanë humbur pikët e patentës nga masat e Policisë Rrugore dhe janë rikthyer në auto shkollë  e kanë rifituar atë.

Shkelësit më të mëdhenj Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe i cilëson kështu.

Janë ata qe kanë fituar një vetëbesim një siguri, janë ata  që mendojne se i dinë të gjitha,  janë zotër të rrugës, në përgjithësi këta janë shkelësit më të mëdhenj. Pra kjo kategori që e ka marrë leje drejtimin vite përpara, i bie  mbi 15 vjet në timon apo më shumë, ka dhe te rinj, shumë pak nga vitet e fundit. Moshat nga më të ndryshmet, datat e marrjes së lejedrejtimit nga më të hershmet.  Kemi drejtues që kanë marrë lejen para viteve 90, kemi shumë nga fillimi i tranzicionit, këtu është pjesa më e madhe e atyre që humbin leje drejtimit. Situata është e rëndë, kemi në një vit 460 qe kane humb lejet e drejtimit  nga masat e Policisë në rrugë, janë paraqitur ne DPSHTR për të marrë leje drejtimi dhe nga këta vetëm 47 ose 10,2% e kanë rifituar lejen”, ka thënë ai.

Kjo panoramë vjen një vit nga ashpërsimi i masave për drejtuesit e automjeteve.   Drejtori I Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor  apelon për kujdes.

“Është krijuar ideja se ne tani mund të bëjmë shkelje se ne paguajmë dyfishin dhe nuk na pezullohet leja e drejtimit dhe nuk ka hiqen pikët. Jo pikët ju hiqen. Pra duhet të bëjmë shumë kujdes se ky do jetë një komponet shumë i rëndësishëm i punës sonë. Të kontrollojnë herë pas here në e -Albania nivelin e pikëve të mos bëjnë shkelje të rënda  të sillen mirë se ky proces do ti kushtojë shumë kohë dhe para”, ka thënë Gonxhe.

Nëse pikët në patentë iu zërohen, kalvari që iu pret është i gjatë.

Çdo rrëzim është vetëm një herë regjistrimi, testi dhe nëse nuk kaloni duhet të shkoni dhe njëherë në autoshkollë dhe përsëri në autoshkollë, sa herë nuk e kaloni testin. Pikët që ne marrim në fillim kur marrim  lejen e drejtimi janë 20,  nëse sillemi mirë shkojnë maksimumi deri në  26”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ndryshe nga më parë kur drejtuesit e automjeteve  pas humbjes së pikëve në patentë i nënshtroheshin vetëm një testi,  tashmë  për të rifituar lejen e drejtimit shoferët duhet ti kthehen autoshkollës për herë të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!