Ridvan Bode për buxhetin ekonomik: Taksa për biznesin e gabuar

schedule12:42 - 21 Nëntor, 2017

schedule 12:42 - 21 Nëntor, 2017

I ftuar në studion e ABC News ish Ministri i Financave Ridvan Bode ka folur për buxhetin e 2018. Sipas tij buxheti lidhet me situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe nuk merr në konsideratë nivelin e të ardhurave të qytetarëve. Për Boden debati real ekonomik është i munguar. Ai sqaron edhe debatin lidhur me taksën e biznesit të vogël. Duke e konsideruar të gabuar vendimin e qeverisë, ai thotë se biznesi i vogël vendoset nën presion, dhe qeveria duhet të përsmirësojë klimën e biznesit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!