Ricky Martin ndez Tiranën, zbulohen detaje pak orë para koncertit: Mbi 20 mijë persona do të jenë pjesëmarrës

schedule12:43 - 20 Korrik, 2023

schedule 12:43 - 20 Korrik, 2023

Edhe pak orë na ndajnë nga koncerti që do të ndez Tiranën mbrëmjen e kësaj të enjte. Këngëtari i njohur ndërkombëtar, Ricky Martin do të performojë në sheshi “Skënderbej”, duke argëtuar të gjithë fansat e tij, që kanë ardhur nga gjithë Shqipëria dhe jo vetëm.

LEXO EDHE: Ricky Martin promovon Shqipërinë: “Toka e Shqiponjave” është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni

Mirela Koçollari, drejtoresha e promovimit të turizmit të Tiranës, ka zbuluar për ABC News disa detaje se çfarë pritet të ndodhë sonte. Ajo ka theksuar se do të jenë pjesëmarrës mbi 20 mijë persona dhe kjo është një arritje e madhe, pasi e bën Tiranën një epiqendër të koncerteve në Europë.

“Kjo zgjedhje e karrigeve është në formatin që Ricky Martin e bën zakonisht. Pjesa tjetër janë në këmbë, por jam e sigurt që edhe ata që janë ulur do kërcejnë.

Ne mendojmë që mbi 20 mijë persona do të jenë pjesëmarrës dhe madje është një arritje shumë e madhe, pasi para disa vitesh nuk ndodhnin këto evente në të tilla dimensione në Shqipëri. Ky është një rrugëtim që të gjithë bashkë e kemi bërë, jo vetëm bashkia, por dhe qytetarët, të cilët i kanë përqafuar këto evente dhe kanë kontribuar indirekt që Tiranën ta kthejmë në një epiqendër të koncerteve në Europë”, u shpreh Koçollari.

Këngët që do të këndojë Ricky Martin në Tiranë:

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!