Richarlison në shitje, në “radarët” e Tottenham dy “yje” të sulmit

schedule19:36 - 22 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 22 Korrik, 2024

Me merkaton e verës që ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, të gjitha klubet anë e mbanë botës po kërkojnë intensivisht përforcimeve të reja.

Në listë janë edhe klubet e Arabisë Saudite, të cilat tashmë kanë vënë në fokusin e tyre brazilianin e Tottenham, Richarlison dhe me ardhjen në klub të dy talenteve të reja të sulmit, Achie Gray e Lucas Bergyall, zëvendësimi i tij nuk do ishte problem.

Klubi nuk është aspak kundër shitjes së 27-vjeçarin, mirëpo kërkon plot 60 milionë paundë për kartonin e tij, aq sa pagoi në arkat e Everton, në verën e vitit 2022 dhe shitja e tij do t’u mundësonte “londinezëve” të vazhdonin me planet e tyre verore për të forcuar skuadrën me afrime të tjera.

Ange Postecoglou kërkon freski në sulm dhe në vend të Richarlison preferohen dy sulmues potentë të momentit si “ylli” i Brentford, Ivan Toney dhe “bomberi” meksikan, Santiago Gimenez. /i.m /abcnews.al