Richard Grenell: Të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës

schedule07:17 - 29 Maj, 2020

schedule 07:17 - 29 Maj, 2020

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë – Serbi ka lëshuar një deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ambasadori Grenell deklaron se vendimi qe e i jep te drejte Presidentit, te respektohet.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende punë në rajon”, është shprehur Grenell.

Kujtojmë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar publikisht në mediat e huaja, Richard Grenellin për rrëzimin e Qeverisë së tij./abcnews.al