Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Riçelet pas 30 vitesh zhdukje, Muzeu i Luftës në qytetin e Përmetit

schedule21:20 - 25 Maj, 2020

schedule 21:20 - 25 Maj, 2020

Ndryshimet demokratike në fillim të viteve ’90 dhe rishikimi i historisë, u shoqërua me mbylljen e muzeumeve të LANC në të gjithë vendin mes të cilëve edhe Muzeu i Luftës në Përmet.

Ka qenë kërkesë e familjeve të dëshmorëve të LANC drejtuar Bashkisë së Përmetit, për të riçelur muzeun që do t’i jepte mundësi atyre për të evokuar historinë e forcave çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kësisoj edhe rivendosjes së objekteve apo trofeve të luftës në një godinë të vetme.

Muzeu është përqendruar në aneksin e pasmë të sallës ku më 24 maj të 1944, u mbajt ajo që njihet në historinë shqiptare, si Kongresi i Përmetit në të cilin u vendosën themelet e pushtetit komunist që jetoi gati gjysmë shekulli.

Objekte të ndryshme si armë, fotografi, aksesorë historikë janë gama që evokojnë luftën e forcave partizane në të vetmin muze që rikthehet pas 30 viteve.

Tok me to interesante e bëjnë këtë muze edhe dosjet e dëshmorëve që kanë humbur jetën me pushtuesit e huaj përgjatë viteve 1939-1944.

Këto dosje janë të pasuruara me dokumentacion dhe fotografi tërësisht autentike.

Për kryetaren e Bashkisë së Përmetit Alma Hoxha, ky muze do të pasurohet dhe perfeksionohet edhe më tej pasi sot ka qenë vetëm dita e riçeljes së tij.

Ajo çfarë e bën më interesante këtë muze, është se do të jetë edhe në axhendën e turistëve vendas apo të huaj që do të vizitojnë Përmetin dhe ku sipas shumë gjasave interesi është i madh pasi edhe në të kaluarën, vizitorët vendas apo të huaj që nuk kanë munguar vitet e kaluara në Përmet, kanë shprehur interes për një muze të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!