Ribery nuk di të ndalet, rekuperohet nga dëmtimi dhe zbret në fushë

schedule13:58 - 6 Mars, 2020

schedule 13:58 - 6 Mars, 2020

Fiorentina po vazhdon përgatitjet për sfidën e së dielës, ku do të presë në Firence Udinesen. Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të Coronavirusit, por klubi vjolë i ka dhënë një lajm shumë të mirë të gjithë tifozëve.

Sulmuesi anësor, Franck Ribery, është rikthyer në stërvitje me ekipin. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi, ku ka postuar një video në “Tëitter”. Francezi shikohet teksa fillon nxehjen së bashku me shokët e skuadrës.

36-vjeçari ka që nga muaji nëntor që ka mbetur jashtë fushave të lojës, ku ai dëmtim në kavilje në ndeshjen kundër Lecces ishte fatal për të. Gjithsesi edhe pse nuk ka mundur të japë kontributin e tij në fushën e lojës, CEO i Fiores, Joe Barone, insiston se ai ka qëndruar pranë ekipit në këto muaj. Fiorentina aktualisht renditet në vendin e 13 dhe ndoshta këtë fundjavë mund të kemi rikthimin e Ribery. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!