Mesfushori i Chelsea, Jorginho, mund të ribashkohet me Maurizio Sarrin i cili e bëri të famshëm. Është pikërisht agjenti i lojtarit, Joao Santos, ai që ka lënë derën hapur për një rikthim të brazilianit në Itali. Ishte Sarri ai që e bleu Jorginhon nga Napoli dhe mesa duket tekniku italian e kërkon dhe te Juventusi mesfushorin.
“Përse jo? Jam i sigurt që në drejtim të klientit tim do të vijnë shumë oferta të mira. Ka shumë pak lojtarë të nivelit të tij në qarkullim që luajnë në atë pozicion. Ne do ta diskutojmë dhe me Chelsean, sigurisht.
Objektivi i tij për momentin është që në Euro 2020 të shkojë në formën e tij më të mirë. Italia e Mancinit ka synime të mëdha dhe pritshmëritë janë të mëdha,” tregon agjenti për “Tuttomercatoweb”.
28-vjeçari u përshtat shumë shpejt në futbollin anglez, kjo dhe për shkak të Sarrit. Trajneri i Juventusit luante me skemën e preferuar të Jorginhos, por ai gjithashtu po bën paraqitje shumë të mira dhe nën drejtimin e Frank Lampard. Ai numëron 1771 minuta lojë në Premier League këtë sezon dhe ka shënuar edhe 4 gola. /abcnews.al

