Ribashkimi i J.LO dhe Ben Affleck ishte një goditje për Rodriguez, lidhja mes tyre po bëhet më serioze

schedule20:17 - 20 Maj, 2021

schedule 20:17 - 20 Maj, 2021

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë në fokus të mediave kohët e fundit pasi përfliten se kanë nisur një lidhje. Këngëtarja dhe aktori, të cilët kanë qenë të fejuar më parë, thuhet se ndihen mirë pranë njëri-tjetrit. Një burim pranë tyre është shprehur se nuk duan të nxitohen dhe të konfirmojnë tani lidhjen.

Jennifer Lopez Ben Affleck

“Tani për tani, ata po shkojnë me rrjedhën dhe po bëjnë plane për t’u takuar sa më shpesh që të jetë e mundur, por ka ende disa gjëra për të bërë para se të dalin zyrtarisht në publik. Ishte ideja e Benit për të shkuar në Montana, një vend që e do, dhe kaluan një kohë të mrekullueshme.”, tha burimi.

LEXO EDHE: “Bennifer” mund të jetë një gënjeshtër. Teoria e çuditshme që po qarkullon në rrjet

Ben Alffeck Jennifer Lopez

“Bennifer” shijuan pushimet në Montana në fillim të këtij muaji, vetëm pak kohë pas ndarjes së Lopez nga Alex Rodriguez. “Kur të jetë koha e duhur dhe duke supozuar se gjërat vazhdojnë të zhvillohet romantikisht, me gjasë një ose dy muaj, ndoshta do ta bëjnë lidhjen zyrtare në Instagram ose do të dalin dorë për dore në një restorant diku.”, tha burimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!