Ribashkimi i “Friends”, seriali i famshëm televiziv rikthehet sërish

schedule11:10 - 22 Shkurt, 2020

schedule 11:10 - 22 Shkurt, 2020

Ribashkimi i “Friends”, për të cilin është përfolur që nga 2004-a, po ndodh vërtet. Kasti prej 6 yjesh, pritet të rikthehet në maj të këtij viti në HBO Max dhe WarnerMedia.

Që nga 1 janari i këtij viti, njerëzit e shprehën se ishin të trishtuar që seriali i famshëm u tërhoq nga Netflix.

Rikthimi i veçantë do të vijë bashkë me 236 episodet e tjera të Friends-ve, kështu që bëhuni gati për muajt në vazhdim shkruan The Verge.

 

Çfarë dihet deri më tani për rikthimin?

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer janë të gjithë gati për të ripërsëritur rolet e tyre përmes ribashkimit special, që do të ketë producentë ekzekutivë krijuesit e  “Friends”. Pjesa më e madhe e xhirimeve do të kryhet në Stage 24, Warner Bros, Californi.

Një rikthim i “Friends” nuk është lajm i mirë vetëm për njerëzit, por për protagonistët kryesorë gjithashtu. 6-të aktorët do të paguhen të paktën 2.5 milion dollarë për punën e tyre, sepse Jennifer Aniston është Jennifer Aniston.

Këtë e ka konfirmuar edhe Jennifer Aniston e cila ka publikuar posterin e ri të gjashtëshes duke shkruar: PO NDODH./abcnews.al