Riatdhesohen 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në vendet e BE

schedule16:49 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:49 - 9 Dhjetor, 2020

Janë riatdhesuar 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Sot, ata kanë arritur në Rinas nga Lille e Francës pasi kishin kërkuar azil apo kishin shkelur  rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Operacioni i riatdhesimit është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së.

Operacione të tilla do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, për të kthyer në vendin e tyre të gjithë shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian. s.b /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!