Kopshti më i madh në qytetin e Elbasanit është mbyllur. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se një edukatore rezulton pozitive me Covid 19 në kopshtin “Ali Arapi”.
Për rrjedhojë është karantinuar i gjithë stafi i kopshtit. Prindërit janë lajmëruar me urgjencë te marrin fëmijët nga kopshti pas daljes pozitive të një edukatore.
Gjithashtu, në Elbasan sot është mbyllur çerdhja nr.2 pasi një edukatore ka rezultuar pozitive. Kjo e fundit është infektuar nga bashkëshorti i saj punonjës në bashkine e Elbasanit
Si pasojë çerdhja është mbyllur dhe 12 anëtareve të stafit ju është rekomanduar karantinimi. g.v/abcnews.al