Rezulton i rremë alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës

schedule08:24 - 3 Qershor, 2022

schedule 08:24 - 3 Qershor, 2022

Një alarm për vendosjen e një bombe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është dhënë mbrëmë. Pas kontrolleve të Policisë, doli se alarmi ishte i rremë.

Lajmi është konfirmuar nga Shpend Maliqi, komandant stacioni.Fillimisht dyshohej se mjeti ishte në njërin prej avionëve. Informacioni kishte ardhur prej një burimi anonim.

Pas këtij informacioni, ishin kontrolluar çantat e të gjithë pasagjerëve që ishin në aeroplan.

Ndryshe, alarme të rrejshme për bomba janë dhënë edhe për Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”./Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!