Nëntë raste të reja me koronavirus në Elbasan

schedule10:32 - 21 Shtator, 2020

schedule 10:32 - 21 Shtator, 2020

Nëntë persona në Elbasan kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit, mëson abcnews.al

Me raportimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Elbasan u konfirmuan 13 raste pozitive për Covid-19. Ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287.

Në total, numri i të infektuarve në vend është 12,385 nga 79, 730 testime të bëra në total. Ndërsa, 6,940 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Kurse, raste aktive në të gjithë vendin janë 5,083. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!