Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, pezullohet paafat Paul Pogba

schedule21:16 - 11 Shtator, 2023

schedule 21:16 - 11 Shtator, 2023

Vetëm pak orë më parë, “fantazisti” francez i Juventus, Paul Pogba rezultoi pozitiv në testin anti-doping, teksa rezultoi të kishte nivel të lartë të testosteronit në gjak, substancë kjo totalisht e ndaluar.

Për këtë aryse, Gjykata Kombëtare Anti-Doping e Italisë ka marrë vendimin për të pezulluar paafat mesfushorin e “gjelave”, vendim të cilin e bëri publik me anë të një komunikate zyrtare.

“Gjykata Anti-Doping ka ndërmarrë hapa për të pezulluar sportistin Paul Pogba si masë paraprake. U zbuluan metabolitët e testosteronit me origjinë jo-endogjene, të shkaktuara nga ndikime të jashtme dhe jo nga faktorë të brendshëm”,- thuhet në deklaratë dhe tanimë e vetmja gjë ccka na mbetet është të presim e të shohim sesa do të zgjasë pezullimi i Pogba. /i.m /abcnews.al