Rezultoi pozitiv me Koronavirus, doktori i klubit francez kryen vetëvrasje

schedule22:21 - 5 Prill, 2020

schedule 22:21 - 5 Prill, 2020

Doktori i klubit francez, Stade de Reims, ka kryer vetëvrasje. Bernard Gonzalez, 60 vjeç, rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe vendosi t’i japë fund jetës së tij.

Së bashku me gruan e tij, Gonzalez ishte prej disa ditësh në karantinë, deri sa vendosi të marrë jetën e tij. Sicc mësohet, Gonzalez ka shkruar dhe një letër para se të vetëvritej, duke shpjeguar arsyet pse e ka bërë diçka të tillë.

Gonzalez ishte shumë i dashur për lojtarët e Reims, një ndër tyre është dhe sulmuesi shqiptar, Arbër Zeneli. Faqja zyrtare e klubit francez publikoi lajmin për vdekjen e doktorit dhe ngushëllimet ishin menjëherë të shumta./abcnews.al