Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rezultati zgjedhor, dështim i opozitës”, Zgjedhjet në Kosovë, Canaj: Vetëvendosje, ‘qeverisje me kompromis’ me partitë e tjera

schedule17:26 - 9 Janar, 2026

schedule 17:26 - 9 Janar, 2026

Analisti politik Blerim Canaj vlerëson se partitë opozitare në Kosovë kanë dështuar gjatë katër viteve të fundit të ndërtojnë një kauzë të fortë kundër qeverisë. Sipas tij, Vetëvendosje ka përfituar ndjeshëm nga mbështetja e diasporës, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Canaj thekson se, pavarësisht fitores, VV nuk e ka të garantuar qeverisjen pa kompromise me partitë e tjera.

“Është një dështim i partive opozitare që, për katër vite, qeveria nuk u ka sjellë asgjë qytetarëve dhe ato nuk kanë qenë të afta të ngrenë një kauzë kundër saj. Kjo përbën një dështim për to.

Kemi pasur edhe një datë interesante të zgjedhjeve, e kërkuar nga Vetëvendosje dhe e aprovuar nga Presidentja e Kosovës, kundër së cilës partitë opozitare nuk kanë qenë.



Vetëvendosje ka një ndikim të jashtëzakonshëm te diaspora e Kosovës dhe flitet për rreth 160 mijë vota të ardhura nga diaspora, gjë që ka bërë diferencën dhe i ka siguruar VV-së mbi 50 për qind të votave.

Megjithatë, edhe kjo fitore nuk i garanton Vetëvendosjes një qeverisje pa kompromis me partitë e tjera.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!