REZULTATI/ Kë mbështesin socialistët e Tiranës, java I e sondazhit në Abcnews.al

schedule13:02 - 5 Prill, 2021

schedule 13:02 - 5 Prill, 2021

Është mbyllur tashmë java e parë e sondazhit të Abcnews.al në lidhje me mbështetjen që kanë partitë dhe kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Sondazhi është rihapur sot në mëngjes ku partitë dhe kandidatët kanë rinisur nga kuota zero për të testuar mbështjen e tyre deri në fund të kësaj jave.

Lexo edhe: Fillon java II e sondazhit në Abcnews.al: Partitë dhe kandidatët rinisin nga ZERO. Shikoni rezultatin e deritanishëm

Në kampin e majtë në Tiranë udhëheq Ogerta Manastirliu me 9.52%, e ndjekur nga Belinda Balluku me 7.36%, ndërsa në vend të tretë është Arben Ahmetaj me 6.55%.

KLIKO PËR TË SHKUAR TE SONDAZHI për këtë javë!

Dy kandidaturat e propozuara me mbështetjen e Ramës, renditen më poshtë. Luljeta Bozo ka marrë 5.93% duke u renditur në vend të katërt, kurse Najada Çomo ka marrë vetëm 0.78 % të mbështetjes së socialistëve.

Sondazhi ka rifilluar të hënën, datë 05 prill në mëngjes dhe do të jetë i hapur deri të dielën në mbrëmje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!