“Rezultati do ishte kthyer po të kishin dalë më shumë votues”, Këlliçi: Nuk ka ndikuar as “non-grata” e Berishës, as koalicioni me Metën

schedule13:37 - 31 Maj, 2023

schedule 13:37 - 31 Maj, 2023

 

Ish-kandidati i “Foltores” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Belind Këlliçi i ftuar në “Tirana Live”, ndër të tjera tha se  sa i përket Tiranës do të analizohen fenomenet që kanë çuar në përqindje të ulët të daljes së votuesve, pasi sipas tij nëse do të kishte pjesëmarrje të lartë, përtej parregullsive rezultati do të ishte ndryshe.

Që të jem shumë i sinqertë, ne jemi në fazën ku po bëjnë dokumentimin e parregullsive. Do të ketë një fazë të dytë, sa i përket analizës së fenomeneve që kanë çuar në përqindje të ulët të daljes aq pak votues në Tiranë.

Me gjithë parregullsitë, sërish po të kishte pasur një valë të madhe votuesish, rezultati do të ishte kthyer.

Sot nuk  e kam përgjigjen  për këtë” tha shkurtimisht ai.

Në lidhje me faktin nëse ka ndikuar koalicioni me Metën, Këlliçi tha se nuk na rezulton që koalicioni me Metën, por as “non-grata” të jetë një problem për votuesit.

“Zoti Berisha nuk bëri koalicion me Metën, si një risi politike shqiptare. Por Edi Rama për herë të parë vendosi një standart të padëgjuar, ku koalicioni që u formua i çon shkresë KQZ që drejtues është Berisha  dhe ajo me urdhër politik tha jo, kryetar është Meta.

Në fletën e votimit ka qenë emri i Belind Këlliçit, nuk ka pasur lidhje fare me këto që thuhen. Ju sfidoj juve të më thoni një premtim të kryetarit aktual, u bë vetëm politike.

Unë mbase nuk kam pasur premtime të plota, por kam pasur një program.

Është folur për “non-grata”, ndërkohë që kjo nuk rezulton një problem tek qytetarët, as koalicioni nuk me rezulton problem.

Në 2019 nuk hymë farë dhe faturën e këtij gabimi po paguajmë edhe sot” u shpreh Këlliçi.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Këlliçi u pa i vetëm  dhe jo i shoqëruar me deputetë të “Foltores”, për këtë ai tha se realisht “Foltorja” ka vetëm 4 deputetë në Tiranë dhe një prej tyre ishte, të tjerët ishin angazhuar në pjesë të tjera të vendit dhe i vetmi që e ka shoqëruar ka qenë Agron Shehaj.

Nëse e keni informacionin e plotë, në Tiranë PD ka pasur vetëm 4 deputetë, një prej tyre kam qenë unë, Vokshi dhe Noka kanë qenë në vende të tjera dhe i vetmi ka qenë Agron Shehaj që ka qenë me mua.

Plus që nuk ka pasur arsye për të qëndruar të gjithë në një vend” tha ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!